Rama paralajmëron: Ndryshoni sjellje për Covid ose kthej karantinën - Bota Sot
Rama paralajmëron: Ndryshoni sjellje për Covid ose kthej karantinën

Shqipëria

Rama paralajmëron: Ndryshoni sjellje për Covid ose kthej karantinën

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 20:05
Edi Rama

Shtimi i frikshëm i rasteve me Covid-19 përgjatë tre ditëve të fundit nxori në një komunikim live në rrjetet sociale kryeministrin  Rama.

Ai apeloi qytetarët dhe bizneset të mos e ulin vigjilencën dhe të respektojnë masat e protokollit të sigurisë për Covid.

Rama tha se vetëm në tre ditë, në spital ka aq pacientë të shtruar saç kishte në kulmin e pandemisë.

Aio paralajmëroi se nëse shkohet me këton ritme do të kthejë sërish karantinën.

Edi Rama: Jam shumë i shqetësuar dhe nuk kam ndërmend të bëj sehir. Armiku i padukshëm nuk ka ikur. Prej tre ditësh kemi më shumë shtrime në spital sesa kur ishim në kulmin e pandemisë. Nuk ka ndryshuar mendim, në fund ekonomia bie dhe ekonomia ngrihet prapë, të vdekurit nuk ringjallen. Nuk dua ta mendoj dhe jo ta them fjalën karantinë përsëri. Nëse vazhdojmë kështu dhe nuk ndryshojmë sjellje dhe nëse numrat e të shtruarve në spital rriten me keqardhje po nuk kemi çfarë të bëjmë dhe do të duhet ta fillojmë nga e para. Ju lutem, ti thërrasim mendjes. E keni vetë në dorë të bëni gjënë e duhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat