“Virusi ka shenja pak më agresive”/ Paralajmërimi i Brataj: Vendi do të shkojë sërish në karantinë, nëse …

Shqipëria

“Virusi ka shenja pak më agresive”/ Paralajmërimi i Brataj: Vendi do të shkojë sërish në karantinë, nëse …

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 06:56
Skënder Brataj

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha se vendi ynë për momentin nuk po e mendon një karantinim të dytë, por zbuloi se kur mund të ndodhë kjo gjë.

Ai tha në studion e ‘Opinion’ se vendi do të shkojë sërish në karantinë nëse numri i pacientëve që kërkojnë hospitalizim i kalon kapacitetet e spitalit, pra shkon më shumë se 400 të shtruar, duke qenë se numri total i shtretërve është 400.

“Për momentin as që e mendojmë të mbyllemi prapë në karantinë. Në mund të mbyllemi vetëm nëse numri i kapaciteteve në spitale arrin aq shumë saqë i saturon të gjitha resurset tona, si në burime njerëzore pra në mjekë e infermierë, si në shtretër, do ndohë si në të gjithë botën. Ne momentalisht kemi 400 shtretër, 55 janë të zënë, nëse numri i pacientëve që kërkojnë hospitalizim i kalon 400 të shtruar në spitale, atëherë s’kemi çfarë të bëjmë dhe do duhet të mbyllemi, por që nuk mendoj se do shkojmë deri aty. Tani kemi dhe një gjë pozitive pasi koha e shërimit është më e shkurtër se më parë”, tha Brataj.

Brataj, komentoi rritjen e rasteve me COVID-19 ku u shpreh, se kjo ndodhi për shkak të lehtësimit të masave. Sipas tij, niveli i infektimit nuk ka ndryshuar, por ka ndryshuar forma e shfaqjes.

“Niveli i infektimit nuk ka ndryshuar, ka ndryshuar forma e shfaqjes. Ka shenja pak më agresive, kjo nuk vërteton virulencën, ka përhapje të njëjtë dhe një numër më të vogël pacientësh që përfundojnë në terapi intensive“, tha Brataj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat