E moshuara nga Korça preket nga koronavirusi/ U infektua në spital në Tiranë, u merret tamponi familjarëve

Shqipëria

E moshuara nga Korça preket nga koronavirusi/ U infektua në spital në Tiranë, u merret tamponi familjarëve

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 09:57
Ilustrim

Në përditësimin e të dhënave të ditës së djeshme ku u identifikuan 66 raste të reja me COVID-19 në gjithë vendin, ndërsa rezultonte se në qytetin e Korçës kishte 7 raste aktive.

Mirëpo sot mësohet se është identifikuar me koronavirus edhe një e moshuar në këtë qytet.

Dyshohet se e moshuara mund të jetë infektuar në Tiranë, aty ku ka qenë e shtruar për disa ditë në spital.

Ndërkohë, testit për Covid-19 i janë nënshtruar edhe familjarët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat