Vrasja e Hekuran Billës, atentatori i dyshuar Viktor Marku arrestohet në Mal të Zi

Shqipëria

Vrasja e Hekuran Billës, atentatori i dyshuar Viktor Marku arrestohet në Mal të Zi

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 18:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shtatë ditë pas vrasjes së Hekuran Billës, i akuzuari kryesor për këtë ngjarje, Viktor Marku është arrestuar në Malin e Zi.

Sipas mediave Marku është arrestuar në Tuz të Malit të Zi.

Ai është vëllai i Prel Markut, 22-vjeçarit që u vra në vitin 2006 nga Billa në Londër.

Marku ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Billës në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 12 qershorit.

Ndërsa policia 2 ditë më parë vuri në pranga edhe djalin e motrës së Viktor Markut, i cili dyshohet se ka ndihmuar në ekzekutimin e Billës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat