Kushtet e BE-së, Vasili: 8 pikat u bënë 15 pika, dihet kuzhina ku u gatuan

Shqipëria

Kushtet e BE-së, Vasili: 8 pikat u bënë 15 pika, dihet kuzhina ku u gatuan

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 13:40
Petrit Vasili

Për nënkryetarin e LSI-së Petrit Vasili, 15 kushet e vendosura nga Bashkimi Europian për hapjen e negociatave, janë sepebe, dhe dihet kuzhina se ku u gatuan.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili ironizon duke shkruan se zilia ndaj kryeministrit Rama e verboi Europën, prandaj i vuri 15 kushte.

Postimi i plotë

''Mbeshtes Edi Ramen, "vertet" nuk ka 15 kushte!?

Tani eshte e qarte qe keto nuk jane kushte, por "sebepe".

Dihet edhe "kuzhina" ku u gatuan keto kushte.

Zilia ndaj Edit e verboi Europen prandaj edhe i vuri 15 kushte.

Pika, qe derdhi goten e xhelozise se Europes ishte menaxhimi me i mire ne bote i Pandemise!?

Europa s'ka kurajo te pranoje se Edi qeveris 10 here me mire se Gjermania dhe 50 here me mire se Italia.

Europa eshte verbuar nga zilia, qe Shqiperia funksionon shkelqyeshem pa Gjykate Kushtetuese dhe pa Gjykate te larte.

Europa e meriton nje pergjigje per 15 "sebepet", qe sajon bashke me "kuzhinen" ku sajohen.

Kenga eshte gati.

Kenga jua rregullon qejfin ketyre europianeve.

Fët e fët 8 pikat behen 15 pika, i vihet emri edhe kuzhines dhe ja u be kenga.

Kenga zgjidh gjithshka dhe ju tregon vendin "armiqve".

Edi, per kollajllek, po ta nis edhe kengen, te tjerat i bitis vete ti s'ta kam merakun fare.''

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat