Shoferi i trajlerit merr përpara 41 vjeçarin shqiptar, detajet e aksidentit

Shqipëria

Shoferi i trajlerit merr përpara 41 vjeçarin shqiptar, detajet e aksidentit

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 23:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një shofer me origjinë boshnjake ka përplasur me trajlerin e tij një 41 vjeçar me banim në fshatin e Hotit në Malësinë e Madhe. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Hani i Hotit Shkodër. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi:

Më datë 24.06.2020, ora 21:40, në aksin rrugor Hani i Hotit – Shkodër, fshati Vukpalaj, Malësi e Madhe, ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përfshirë mjetet Trajler, me drejtues shtetasin boshnjak M. K. 35 vjeç, banues në Laktash, shteti Bosnje Hercegovinë, është përplasur me mjetin motorçikletë, me drejtues shtetasin Gj. L. 41 vjeç, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat