“Populli shqiptar do rezultate, jo ofendime”, Kim: Pres nga qeveria që të…

Shqipëria

“Populli shqiptar do rezultate, jo ofendime”, Kim: Pres nga qeveria që të…

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 12:36
Yuri Kim

Ambasadorja Amerikanë Yuri Kim në konferencën e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, Kim tha se shqiptarët kanë nevojë për vizion.

Duke folur në konferencën për prezantimin e raportit të Indeksit të Klimës së Biznesit, ambasadorja Kim theksoi klima politike, konkurrenca e padrejtë dhe korrupsioni mbeten prioritetet kryesore të saj.

“Rritja e mundësive të biznesit është një nga prioritetet e mia në kohën që do të shërbejë. Klima politike, konkurrenca  e padrejtë dhe korrupsioni janë tri prioritetet që unë kam në Shqipëri. Secila prej këtyre ndikohet nga korrupsioni. Pra në vend që të caktojmë se i kujt është faji. Populli shqiptar do rezultate dhe jo ofendime. Ata duan vizion”, tha Kim.

Më tej ambasadorja amerikane theksoi se “Pres të shoh vizionin e dhomës amerikane për rritjen e investime, si do rritet punësimi dhe si do të tërhiqen investimet amerikane. Janë pyetje për dhomën amerikane dhe për qeverinë. Njerëzit janë të mërzitur nga deklaratat duan politika për të arritur një standard të mirë jetese. Shqiptarët duan zgjidhje dhe që udhëheqësit të punojnë së bashku dhe qeveria të mundësoj një të ardhme më të mirë, të luftohet korrupsioni dhe të kenë një ekonomi më të mirë. Sërish ju sfidoj të gjithëve që ta përdorni raportin e sotëm për të korrigjuar gabimet. Populli shqiptar do rezultate, vizion dhe mbetem besimplotë se politika shqiptare është e aftë ta kalojë këtë sfidë, SHBA do ju mbështes gjithmonë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat