Greqi: U kapën me 11 kg heroinë, në pranga shqiptarja dhe grekja

Shqipëria

Greqi: U kapën me 11 kg heroinë, në pranga shqiptarja dhe grekja

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Dy shtetase, një greke dhe një shqiptare u arrestuan këtë të hënë (29 qershor) pasi në valixhet e tyre u gjetën 11 kilogramë heroinë e pastër.

Shtetësja greke, 47 vjeçe dhe shqiptarja 25 vjeçe, u ndaluan në afërsi të portit të Pireut nga forcat e policisë greke.

Nga kontrolli i policisë në mjetin e tyre, në valixhet e tyre u gjetën 21 pako me madhësi të ndryshme ku në total ishin 11.252 kg heroinë.

Sipas medieve greke, ato i kishin mbështjellur pakot me pastë dhëmbësh për të bërë të mundur humbjen e gjurmëve.

Policia greke deklaron se të dy shtetaset janë pjesë e një rrjeti të strukturuar kriminal të cilët shpërndajnë lëndë narkotike kryesisht në Kretë dhe në ishujt Dodecanese në juglindje të Aegean.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat