SHBA feston Ditën e Pavarësisë, Ngjela bën urimin më pikant nga të gjithë politikanët - Bota Sot
SHBA feston Ditën e Pavarësisë, Ngjela bën urimin më pikant nga të gjithë politikanët

Shqipëria

SHBA feston Ditën e Pavarësisë, Ngjela bën urimin më pikant nga të gjithë politikanët

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 23:00
Spartak Ngjela

Avokati i njohur, Spartak Ngjela me anë të një mesazhi publik në mediat sociale ka uruar Ditën e Pavarësisë së SHBA-së.

Ai shprehet se pa SHBA, shqiptarët nuk do ta kishin më shtetin e tyre.

Postimi i Ngjelës:

Sot ishte festa e Pavarësisë së Amerikës. GËZUAR!

Shqiptarët e kanë shenjtëruar gjithmonë atë tokë, dhe e kanë adhuruar atë shtet madhor.

Pa fuqinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vitin 1920, shqiptarët nuk do ta kishin më shtetin e tyre.

Kjo mjafton për të kuptuar gjithçka...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat