Nuk ka dakordësi me opozitën e re, Rama: Marrëveshjes me PD nuk mund t’i heqim asnjë pjesë - Bota Sot
Nuk ka dakordësi me opozitën e re, Rama: Marrëveshjes me PD nuk mund t’i heqim asnjë pjesë

Shqipëria

Nuk ka dakordësi me opozitën e re, Rama: Marrëveshjes me PD nuk mund t’i heqim asnjë pjesë

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 21:12
Edi Rama

Pas takimit të dytë me deputetët e opozitës, Kryeministri Edi Rama tha se themeli i reformimit zgjedhor është marrëveshja mes PS dhe PD e LSI.

Rama u shpreh se marrëveshjes nuk mund t’i hiqen pjesë, por mund t’i shtohen. Kryeministri tha se me opozitën e re nuk u gjet dot gjuha e përbashkët. Ai shtoi se PS mbetet e gatshme për ta diskutuar formulën e listave të hapura.

Kryeministri iu referua kështu kërkesave të deputetëve opozitarë në lidhje me depolitizimin e administratës zgjedhore.

“Ne jemi gati të diskutojmë për hapjen e listave, jemi gati të arrijmë një një konsensus treplaësh. Në një konsensus trepalësh, të gjithë duhet të lësojnë diçka dhe nuk mund të marrin të gjitha. Ne kemi një maxhorancë të gjerë në Kuvend, ne nuk do të angazhohemi për kapjen e një vote këtu e një vote atje. Unë nuk kam ndonjë respekt më të madh për ata që janë jashtë dhe këta që janë brenda, unë i respektoj të gjithë. Sot është e vërtetë që shumica do të ketë më shumë zë në proces dhe nuk duan të zgjedhin vetëm një program dhe një parti, por të zgjedhin dhe për një kandidat. Ne jemi PS dhe e kemi për detyrë që të jemi pasqyrë ku reflektohen dëshirat e njerëzve. Ne jemi gati të zgjerojmë aleancën me njërëzit, por marrëveshja është një pengesë e madhe për anën tjetër, për deputetët aktual të opozitës. Ata duhet të kapërcejnë këtë pengesë, unë jam me ta për shumë çështje. Miqtë e opozitës parlamentare duhet të bien dakord dhe me opozitën jashtëparlamentare” – tha Rama.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat