Post-COVID 19/ Qeveria Rama edhe 30.16 miliardë lekë financime në sektorët prioritarë të ekonomisë - Bota Sot
Post-COVID 19/ Qeveria Rama edhe 30.16 miliardë lekë financime në sektorët prioritarë të ekonomisë

Shqipëria

Post-COVID 19/ Qeveria Rama edhe 30.16 miliardë lekë financime në sektorët prioritarë të ekonomisë

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 21:13
Ilustrim

Qeveria ka hartuar një tjetër Akt Normativ për ndryshimin e buxhetit të vitit 2020 si rrjedhojë e situatës së krijuar prej pandemisë së COVID-19. Sipas relacionit të paraqitur në Aktin Normativ, i cili ka mbërritur në Kuvend për shqyrtim, me synim kryesor injektimin me financim të sektorëve prioritarë të ekonomisë, specifikisht përmes investimeve publike shpenzimet buxhetore do të rriten me rreth 30.16 miliardë lekë.

Ministria e Financave ka parashikuar alokimin e fondit në masën 4 miliardë lekë për shpenzime shpronësimi dhe shlyerje detyrimesh të prapambetura në sektorin e infrastructures, si dhe financimin shtesë prej 1 miliard lekësh për sektorin e ujësjellës-kanalizimeve në shkallë vendi. Po ashtu një fond shtesë prej 3 miliardë lekësh i alokohet FSHZH, për programe zhvillimi.

Në relacionin shoqërues të Aktit Normativ thuhet se një fond prej 2 miliardë lekësh alokohet për projektin madhor të Unazës së Re të Tiranës, ndërsa një financim prej 800 milionë lekësh shkon për projektin e Rrugës së Ersekës. Për studimin dhe projektimin e tunelit të Llogorasë qeveria ka parashikuar një financimin prej 600 milionë lekësh, ndërsa një financimin prej 500 milionë lekësh shkojnë për studim-projektimin e konvikteve nga bashkia Tiranë.

Bypass-i i Tepelenës do të marrë një financim në masën 300 milionë lekë, ndërsa akordohet një fond prej 573 milionë lekësh për blerjen e pajisjeve e përshtatjen e godinës së SPAK. Rreth 100 milionë lekë janë parashikuar të shkojnë për projektet e kanaleve ujitëse/kulluese dhe një financimin prej 73 milionë lekësh për studim-projektimin e aksit Sheshi Shqiponja-Bulevardi i ri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat