Rakacolli ua vë fajin qytetarëve: Nuk i respektuan protokollet e hapjes, vatrat nuk lindën në spital - Bota Sot
Rakacolli ua vë fajin qytetarëve: Nuk i respektuan protokollet e hapjes, vatrat nuk lindën në spital

Shqipëria

Rakacolli ua vë fajin qytetarëve: Nuk i respektuan protokollet e hapjes, vatrat nuk lindën në spital

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 23:50
Mira Rakacoli

E ftuar në “Tempora”, zv. Ministrja Mira Rakacoli tha se rastet e reja janë shtuar për shkak se nuk janë respektuar masat nga shqiptarët.

Rakacolli: Nuk e respektuan si duhet protokollet e hapjes. Nëse në fillim shqiptarët zbatuan me përpikëmëri gjithçka që thanë ekspertët, në fazën e dytë u duk sikur gjithçka mbaroi. Ato sektorë të cilët u hapën, nuk respektuan rregullat e protokollet anti-covid. 

Vatrat nuk lindën në spital, kanë rritur në vende ku nuk janë respektuar rregullat dhe masat që janë rekomanduar. Ky është fakti i rritjes së shpejtë. Duhet ta shohim këtu këtë defekt, sepse ne nuk po bëjmë atë që po kërkohet. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat