Personat e prekur me COVID-19 kontrollohen në banesat e tyre, policia bën verifikimet në orare të ndryshme gjatë ditës

Shqipëria

Personat e prekur me COVID-19 kontrollohen në banesat e tyre, policia bën verifikimet në orare të ndryshme gjatë ditës

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 11:46
Pamje nga video

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Komisariateve kanë ushtruar kontrolle të njëpasnjëshme në banesat e personave të prekur nga COVID-19, me qëllim respektimin e rregullave të vetëkarantinimit.

Strukturat e Policisë disponojnë listat e përditësuara me emrat e personave të prekur dhe rastet e reja. Në orare të ndryshme gjatë ditës dhe mbrëmjes, shërbimet e Policisë ushtrojnë kontrolle në banesat e këtyre shtetasve.

Njoftimi i Policisë:

Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Komisariateve në varësi të saj kanë ushtruar kontrolle të njëpasnjëshme në banesat e personave të prekur nga COVID-19, me qëllim respektimin me rigorozitet të vetëkarantinimit.

Strukturat e Policisë disponojnë listat e përditësuara me emrat e personave të prekur dhe rastet e reja. Në orare të ndryshme gjatë ditës dhe mbrëmjes, shërbimet e Policisë ushtrojnë kontrolle në banesat e këtyre shtetasve.

Policia e Shkodrës apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, në mënyrë që të gjithë të kontribuojmë në mbrojtjen nga COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat