Kërkese e re për ligjin zgjedhor/ Partitë e vogla në Kuvend kërkojnë ndryshime: Ndryshe nuk votojmë - Bota Sot
Kërkese e re për ligjin zgjedhor/ Partitë e vogla në Kuvend kërkojnë ndryshime: Ndryshe nuk votojmë

Shqipëria

Kërkese e re për ligjin zgjedhor/ Partitë e vogla në Kuvend kërkojnë ndryshime: Ndryshe nuk votojmë

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 15:59
Kërkese e re për ligjin zgjedhor/ Partitë e vogla në Kuvend kërkojnë ndryshime: Ndryshe nuk votojmë

Në  sirtarët e Kuvendit krahas kërkesës për ndryshime kushtetuese të  tre krerëve të grupeve parlamentare të opozitës ndodhet edhe shkresa e 8 deputetëve të dalë nga listat e PD-LSI të cilët kërkojnë president nga populli, kuvend me 150 anëtar dhe një sistem proporcional kombëtar  me një zonë të vetme elektorale. 

Por deputetet e pavarur  të opozitës duket se nuk janë informuar ende mbi funksionimin e nismave ligjvënëse. Propozimi i tyre kërkon ndryshime kushtetutës dhe jo vetëm të Kodit Zgjedhor duke e bërë nismën e tyre nul, pasi për të ndryshuar ligjin themeltar të shtetit duhen 28 deputet dhe jo 8.

Takimi i krerëve të  grupeve parlamentare  opozitare me Edi Ramën  duket se ka  ngjallur xhelozinë tek deputetet  e pavarur opozitar. Por, as në këtë rast nuk ranë dakord me njëri tjetrin.

Mes deputeteve te dalë nga listat e PD-LSI ka nisur një luftë e brendshme për dominimin e opozitës parlamentare. 8 kryetarët e partive te vogla me Kuvend janë kundër ndryshimeve kushtetuese te iniciuara nga  Myslym Murrizi edmond stojku dhe Nimet Musai dhe kane kërkesat e tyre. Por, deputetet te cilët nuk janë rreshtuar  ne asnjë grup parlamentar  nuk janë të unifikuar as brenda vehtes pasi mes firmëtarëve për ndryshime kushtetuese janë rreshtuar edhe deputete të cilët kanë hedhur format e tyre në të dyja krahët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat