Vetëflijimi për ringjallje, Dragoti: Në mungesë të babait, nëna figurë autoritare, vajzat të ndikuara

Shqipëria

Vetëflijimi për ringjallje, Dragoti: Në mungesë të babait, nëna figurë autoritare, vajzat të ndikuara

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 21:19
Edmond Dragoti

Në intervistë për Ora News, profesori Edmond Dragoti komentoi ngjarjen e rëndë të kombinatit, ku u vetëflijuan nënë e bijë.

Ai tha se ky akt nuk i takon një arsyetimi normal dhe se në mungesë të babait, nëna ka ushtruar një autoritet të dyfishtë.

Edmond Dragoti: Kjo është një histori e dhimbshme dhe shumë e rrallë në këto 30 vitet e fundit të tranzicionit. Kjo nuk është vetëm një sjellje individuale apo një çrregullim psikologjik, por është një veprim sa i vetëdijshëm, aq edhe paranormale. Nuk i takon një arsyetimi normal të një grupimi shoqëror.

Në një familje ku babai mungon për shkak të vetëflijimi, ka bërë që autoriteti i nënës të jetë i dyfishtë. Qëndrimi emocional i nënës ka bërë që edhe vajzat të imponohen nga ky autoritet. Kjo ka ndikuar negativisht për t’u vetëflijuar, pasi vetëvrasje kërkon një motiv të brendshëm emocional. Ky motiv mund të jetë fetar, paranormal për ngjalljen e jetën përtej vdekjes. Këto gjëra besohen lehtësisht kur të mungojnë qëllimet.

Vetëvrasja ka elementë trashëgues në lidhje me aspektin e sjelljes. Ka shumë rëndësi se çfarë bëjnë prindërit, jo çfarë thonë. Veprimet e prindërve, në këtë kuptim, trashëgohen te fëmijët.

Një faktor ëhstë edhe mungesa e mbështetjes sociale. Shoqëria jonë, duke qenë në zhvillim, ka një mungesë komunitare, pasi njerëzit janë duke u bërë më shumë individualistë. Në kushtet e zhvendosjes, të zhvillimit të mirëqenies, të një urbanizmi ku mungon identiteti, mundësia për të bërë veprime të papërgjegjshme është më e madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat