Dyshime për të infektuar, testohen gjyqtarë dhe prokurorë të SPAK - Bota Sot
Dyshime për të infektuar, testohen gjyqtarë dhe prokurorë të SPAK

Shqipëria

Dyshime për të infektuar, testohen gjyqtarë dhe prokurorë të SPAK

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 21:38
SPAK

Të paktën një anëtar i Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dyshohet se është i infektuar nga COVID-19.

Përveç gjykatës, ka dyshime se të infektuar me coronavirus ka dhe në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Për këtë arsye, punonjës të Institutit të Shëndetit Publik kanë kryer testimin për punonjës të këtyre dy institucioneve.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raporton se, dyshimet kryesore janë për infektimin e një gjyqtari të njohur pa dashur të bëjë të ditur identitetin.

Përveç gjyqtarëve dhe prokurorëve të SPAK, punonjës të ISHP-së kanë kryer testin me tamponë dhe për pjesën e administratës për këto dy institucione.

Në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë zhvilluar gjatë ditës së sotme disa seanca gjyqësore.

Në hyrje të gjykatës është vendosur një tunel dezinfektimi  si masë parandaluese për përhapjen e COVID-19. Ndërsa përdorimi i maskave dhe dorezave është një detyrim për të gjithë personat që hyjnë në godinën e kësaj gjykate dhe prokurorie.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat