Dy raste të reja me Covid-19 në Elbasan, një prej tyre niset me urgjencë drejt Tiranës - Bota Sot
Dy raste të reja me Covid-19 në Elbasan, një prej tyre niset me urgjencë drejt Tiranës

Shqipëria

Dy raste të reja me Covid-19 në Elbasan, një prej tyre niset me urgjencë drejt Tiranës

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 22:11
Elbasan

Dy raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar mbrëmjen e së premtes në Elbasan. ABC raporton se bëhet fjalë për një burrë dhe një grua rreth 50-55-vjeçarë.

Kozarja raporton se dy rastet janë përcaktuar gjatë ekzaminimit të mushkërive më skaner. Po ashtu, raportohet se ka dyshime që dy rastet e reja të jenë infektuar në Spitalin e Elbasanit dhe kthehen kështu në një vatër të re infeksioni.

Si pasojë e gjendjes së rënduar të frymëmarrjes, një prej të infektuarve në qytet po dërgohen me ambulancë drejt Infektivit në Tiranë.

Drejt Infektivit është dërguar një nga personat që u konfirmua në mbrëmje si dhe një tjetër i konfirmuar më herët gjatë ditës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat