Pamjet e tmerrit nga Infektivi, Manastirliu të japë shpjegime ose të japë dorëheqjen

Shqipëria

Pamjet e tmerrit nga Infektivi, Manastirliu të japë shpjegime ose të japë dorëheqjen

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 15:16
Ogerta Manastirliu

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Shëndetëisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu pas një videoje që kjo e fundit ka publikuar në rrjetet sociale.

Gjithashtu Bardhi i ka kërkuar SPAK që të nisë menjëherë hetimin penal për Ministren e Shëndetësisë, që sipas tij shpërndau një video false për të terrorizuar qytetarët. Kjo thirrje e Spahisë vjen pasi një qytetar ka dalluar në video gjyshen e tij, e cila sot ndodhet në shtëpi, por në videon e Ministrisë paraqitet si e infektuar me COVID-19.

Sipas ish-deputetit në videon e shpërndarë shihet se serumet jepen në shishe uji, ndërsa shton se “në këtë nivel të tmerrshëm ka mbërritur shëndetësia falas, që premtoi Edi Rama 7 vjet e gjysëm më parë.”

Reagimi i Spahisë:

Ministrja e Shëndetësisë duhet te japë dorëheqjen! Ajo ka mashtruar qytetarët përmes pamjeve të rreme, duke i terrorizuar ata. Efekti nuk është aspak sensibilizimi i qytetarëve për të përdorur maskën dhe masat e tjera për distancim social dhe higjenë. Denoncimin e një qytetari tek JOQ ma kanë dërguar me dhjetëra të njohur, të revoltuar nga horrorri që Ministrja e Shëndetësisë përcjell me dashje. Qytetari ka njohur në video gjyshen e tij, të painfektuar nga COVID, që sot e ka në shtëpi, por që Ogerta Manastirliu e paraqet si të shtruar në spitalin COVID.

Ogerta Manastirliu duhet të japë dorëheqjen, sepse në vend të mesazheve bashkëpunuese, edukative për qytetarët, mbjell frikë dhe terror me regjinë e rreme makabre të Edi Ramës.

Qytetarë! Kujdesuni për veten!

Është e vetmja mënyrë që të mos përfundoni tek spitali Infektiv, ku kushtet e pacientëve me COVID 19 janë skandaloze, siç kemi parë me në pak foto dhe video klandestine, pasi të sëmurët trajtohen si të burgosur pa asnjë të drejtë kontakti me jashtë, vetëm për të mos treguar të vërtetën e dështimit të Ogerta Manastirliut dhe Edi Ramës me krizën COVID 19 dhe me shëndetësinë në këto 7 vjet.

Shikoni edhe një herë videon e qeverisë. Pamjet tregojnë se serumet jepen në shishe uji. Në këtë nivel të tmerrshëm ka mbërritur shëndetësia falas, që premtoi Edi Rama 7 vjet e gjysëm më parë.

Prokuroria e Posaçme duhet të nisë menjeherë hetimin penal për Ministren e Shëndetësisë, që shpërndau një video false për të terrorizuar qytetarët!

Në gati 108 vjet shtet, shqiptarët nuk kanë patur kurrë një qeveri kaq armiqësore ndaj tyre sa modeli që solli Edi Rama. Një qeveri që i vjedh, i varfëron, i mashtron dhe i terrorizon!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat