Pa fotot e së bijës së vdekur me plagë, nëna e 16-vjeçares shqiptare përjeton momente tmerri

Shqipëria

Pa fotot e së bijës së vdekur me plagë, nëna e 16-vjeçares shqiptare përjeton momente tmerri

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 22:52
Maria Hyseni

Vijon të mbetet mister vdekja e 16-vjeçares shqiptare Maria Hyseni në Trikala të Greqisë.

Ende asnjë autor, apo diçka e nxjerrë në dritë nga pistat e dyshimit. Familja Hyseni, e cila pa reshtur thotë se vajzën ia kanë vrarë, ka kaluar sërish një traumë të madhe.

Ata përjtuan momente tmerri teksa ndodhesin në zyrën e avokatit të familjes Hyseni, Dimitris Samartzis. Nëna e 16-vjeçares Maria Hyseni insistoi të shihte foto nga vendi ku vajza u gjet e vdekur, pasi ato përfshihen në dosjen hetimore. Nëna e adoleshentes kërkoi që t’i shihte fotot me gjithë paralajmërimin se ato ishin të rënda dhe nuk mund të duronte dot.

Mediat greke njoftojnë se pas 5-6 sekondave të para ajo u rrëzua në tokë kur pa me sy fotot me plagët fatale të së bijës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat