Meta: Hapja 100% e listave zgjedhore akt historik, Këshilli të punojë me ndërkombëtarët

Shqipëria

Meta: Hapja 100% e listave zgjedhore akt historik, Këshilli të punojë me ndërkombëtarët

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 21:31
Ilir Meta

Presidenti Meta e ka cilësuar si akt historik pranimin e liderit të PD-së për hapjen e plotë të listave zgjedhore. Me ane te nje statusi ne rrjetin social, Meta i ben thirrje keshillit politik qe te punojne me nderkombetaret per nje konkretizim efikas.

Pranimi publik nga lideri i Opozitës së Bashkuar, z.Lulzim Basha për HAPJEN E LISTAVE 100% është AKT HISTORIK dhe SHËRBIM I ÇMUAR për demokracinë dhe rikthimin e parlamentarizmit të vërtetë.

Është respekt dhe detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë.

Tani Këshilli Politik të punojë natë e ditë me ekspertët ndërkombëtarë për konkretizimin më efikas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat