Bylykbashi: Nëse Rama miraton ndryshimet kushtetuese, kthehemi në pikën zero

Shqipëria

Bylykbashi: Nëse Rama miraton ndryshimet kushtetuese, kthehemi në pikën zero

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 22:27
Oerd Bylykbashi

Oerd Bylykbashi, e thotë hapur se nëse Rama voton më 30 korrik ndryshimet kushtetuse (ku parashikohet ndryshimi i koalicioneve parzgjedhore), politikisht gjithçka do të kthehet në pikën zero.

I ftuar ne emisionin ‘ ‘Në Fokus’ në TvT, Bylykbashi u shpreh:

 ‘Nëse shkelen parimet kushtetuese nga këto ndryshime do kthehemi në pikën zero politikisht, ndërsa në aspektin teknik do jetë një kundërshtim me rekomandimet e ODHIR-it. Ato thonin që sistemi do thjeshtuar. Do komplikohet sitemi i zgjedhjeve në mënyrë shumë të madhe. Kjo ndikon edhe te procesi i numërimit, që është më i vështirë.’

Më tej Bylykbashi u tregua i qartë duke thënë se kushti i vetëm për bashkpunim është mos prekja e kualicioneve zgjedhore.

“Kushti jonë është i qartë dhe ndërkombëtaret po ashtu e kanë bërë të qartë, për kualicionet. Kjo Nuk duhet që kryeministri të prek kualicionet, ndërsa listat le të hapen 100%. Janë dy gjëra të shkëputra nga njëra-tjetra, por që mbijetojnë sëbashku. Rama ka vendosur të shkatërrojë traditën 30-vjeçare të kualicioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat