Pas takimit me Ramën, ambasadorët shkojnë në zyrën e Bashës

Shqipëria

Pas takimit me Ramën, ambasadorët shkojnë në zyrën e Bashës

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 09:28
Yuri Kim

Një ditë pas takimit më kryeministrin e vendit, Edi Ramën, ambasadorët pritet të mblidhen paraditen e sotme në selinë e PD-së.

Mësohet se në orën 10:15 do të nisë një takim mes kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, atij të BE-së Luigi Soreca dhe Duncan Norman, ambasadori i Britanisë. Top Channel mëson se të pranishëm do të jenë edhe aleatët.

Një mbledhje mes ambasadorëve në zyrën e Bashës vjen në një kohë përplasjesh mes mazhorancës dhe opozitës sa u takon ndryshimeve kushtetuese.

Ditën e djeshme, Kim dhe Soreca u fotografuan përpara Kryeministrisë, ku më pas mbajtën një takim me Ramën rreth 60 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat