Temperaturat zbritën me 7 gradë, javën tjetër kthehet i nxehti - Bota Sot
Temperaturat zbritën me 7 gradë, javën tjetër kthehet i nxehti

Shqipëria

Temperaturat zbritën me 7 gradë, javën tjetër kthehet i nxehti

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Meteorologia Arjola Bani nga Metoalb ka qenë në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Ora News dhe ka dhënë më tepër informacion në lidhje me motin në Shqipëri.

“Kjo javë ka filluar me rënien e temperaturave me 7 gradë celcius në zonat më të nxehta të territorit shqiptar, si Kopliku në Shkodër, Tirana, Kruja, Elbasani, ku temperaturat maksimale priten jo më shumë se 32 gradë celcius. Duke filluar nga dita e enjte dhe në vijim do ketë një rritje graduale të temperaturave gjatë mëngjesit e mesditës. Në fundjavë temperaturat do rriten në 35-36 gradë celcius, ndërsa java që vjen do të na sjellë akoma edhe më të larta, ku maksimumi mund të shkojë deri në 37-38 gradë celcius.

Zona më problematike, aktualisht është zona malore pasi në zonën bregdetare dhe pjesërisht në zonën e ulët, kemi patur përmirësim të kushteve të motit, kemi vetëm vranësira të dendura, ndërsa zonat lindore do vazhdojnë të mbeten me vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu herë pas here.

Kjo situate do vazhdojë deri në orët e vona të pasdites, pritet që të kemi përmirësim të motit dhe paus të reshjeve. Dita e premte dhe e shtunë do të kenë reshje të izoluara vetëm në zonat malore, ndërsa zona e ulët e bregdetit do të mbeten me mot të kthjellët dhe vranësira të pakta”, shprehet meteorologia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat