Katër persona janë shoqëruar në polici lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës.
Personat në fjalë janë gjetur pranë vendit të ngjarjes.
Rreth orës 21:40, sipas policies, në fshatin Gjashtë të Sarandës, lart në kodër, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Policia njoftoi se bëhej fjalë për një person që ka qëlluar në ajër.