Qyteti shqiptar ‘zgjohet’ përmes krismash

Shqipëria

Qyteti shqiptar ‘zgjohet’ përmes krismash

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pranë një hotel në Tushemisht të Pogradecit.

Sipas policisë, sot rreth orës 05:00, në parkingun e nje hoteli në Tushemisht, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa mjeteve të parkuara, duke iu shkaktuar dëme materiale.

Nga ana e Policisë, po punohet intensivisht për identifikimin e kapjen e autorëve si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga të shtënat nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

Dyshohet se ngjarja lidhet me një konflikt të çastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat