Vazhdojë gjobat për lokalet që organizojnë dasma, nuk lejohet as muzika e lartë në banesë

Shqipëria

Vazhdojë gjobat për lokalet që organizojnë dasma, nuk lejohet as muzika e lartë në banesë

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 11:17
Ilustrim

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë, pronarin e një lokali,  pasi organizoi dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ.

Me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, pas kontrolleve policia tha se kanë evidentuar në fshatin Sallmone, Shijak, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave.

Për këtë subjekt me pronar shtetasin Sh.Ç., policia ka vënë gjobë 1.000.000 lekë.

Gjithashtu në zonën e plazhit u procedua penalisht shtetasi H.J., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi në orët  e vona të natës ka vendosur muzikë të lartë në banesën e tij, duke prishur  qetësinë publike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat