“Virusi është vendosur thellë në mushkëri”/ Mjekja jep alarmin: Tamponi u del negativ, sepse... - Bota Sot
“Virusi është vendosur thellë në mushkëri”/ Mjekja jep alarmin: Tamponi u del negativ, sepse...

Shqipëria

“Virusi është vendosur thellë në mushkëri”/ Mjekja jep alarmin: Tamponi u del negativ, sepse...

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 10:33
Marjeta Dervishi

Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se në spitalet COVID po marrin mjekim 112 pacientë. Marjeta Dervishi, nga ISHP bëri të ditur se 18 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të tyre të intubuar.

Por si qëndron e vërteta sipas mjekes së njohur, Silvana Bala? 

Silvana Bala, Shefe e Pneumologjisë tek spitali “Shefqet Ndroqi” hedh dyshimet se numri i të infektuarve është më i lartë se ai që deklarohet. Bala thekson për “TV Klan” se vetëm në spitalin “Shefqet Ndroqi” janë 210 pacientë të shtruar, që shfaqin probleme pneumologjike dhe sipas pamjeve imazherike kanë virusin Covid në mushkëri.

Ajo sqaron më tej se ka edhe të infektuar që tamponi u del negativ. Kjo sipas saj, pasi virusin këta pacientë e kanë në mushkëri dhe jo në rrugët e frymëmarrjes, ku merret sekrecioni.

“Është një situatë e rënduar. Unë kam këtu rreth 210 të shtruar. Vështirësia në frymëmarrje që është simptoma kryesor i këtyre rasteve, 2/3 e tyre dalin me tampon negativ sepse e kanë kaluar stadin e parë në shtëpi. Covid me test nazofaringial del në ditët e para. Kur infeksioni zbret poshtë testi që merret në rrugët e sipërme respiratore rezulton negativ, ama pjesët e poshtme të mushkërive janë prekur. Është vendosur pneumonia” thotë mjekja.

Ndërkohë, specialistët tek “Shefqet Ndroqi” thonë se tek urgjenca e këtij spitali paraqiten rreth 50 raste në ditë dhe gjysma e tyre shtrohen.

“Ka edhe mosha të reja që shtrohen, nga mosha 18 deri në moshën 40-vjeç.”, shprehet më tej mjekja.

Sakaq, një deklaratë të fortë bëri edhe pak ditë më parë, mjeku Pëllumb Pipero.  Ky i fundit vuri në dyshim shifrat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, kur tha se të prekurit me koronavirus duhet të jenë dy apo tre herë më shumë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat