Meta kthen ligjin për shtetësinë: Më keq kompetencat, krijon pasiguri në procedura

Shqipëria

Meta kthen ligjin për shtetësinë: Më keq kompetencat, krijon pasiguri në procedura

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 14:07
Presidenti Meta

Presidenti Meta ka kthyer për rishqyrtim ligjin për “Shtetësinë” të miratuar më 29 korrik nga Parlamenti.

Sipas Metës ky ligj nuk ka reflektuar kërkesat e Institucionit të Presidentit, i heq atij kompetenca dhe është antikushtetues. Ligji për shtetësinë, i iniciuar nga Ministria e Brendshme përcakton që marrja dhe lënia e shtetësisë shqiptare të bëhet sipas udhëzimeve të lëshuara nga kjo ministri.

Në vijim të dekreteve për ligjet që u mirtuan në kuvend në fund të muajit korrik, Presidenti Ilir Meta, refuzoi ndryshimet në ligjin “për shtetësinë”. Presidenti thotë se nisma nuk ka kaluar pa një kosnultim të mirfilltë ndërsa krijon pasiguri për sa i përket procedurave të paqarta për aplikimin.

“Ky ligj ngatërron konceptin e “fitimit” të shtetësisë shqiptare, si një e drejtë kushtetuese e patjetërsueshme e çdo njeriu që lind brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, apo nga paraardhës shqiptarë, me “marrjen” e shtetësisë shqiptare nga çdo subjekt tjetër që nuk ka patur më parë lidhje me Republikën e Shqipërisë”.

Në argumentet drejtuar kuvendit, kreu I shtetit thotë se ndryshimet ligjore kufizojne kompetencat e tij për lejimin e dhënjes së shtetësisë.
“Neni 18, pika 3 dhe 5, dhe neni 19, kufizojnë kompetencën e Presidentit të Republikës për dhënien dhe lejimin e lënies së shtetësisë shqiptare sanksionuar në nenin 92 të Kushtetutës, si dhe pengon aplikuesit që kërkesa e tyre të shqyrtohet dhe të shprehet për themelin e kësaj kërkese Presidenti, si organi i vetëm kushtetues, i cili ka kompentencën për dhënien/lejimin e lënies së shtetësisë shqiptare”

Presidenti shton se ky ligj cenon direkt Konventën Europiane “Për shtetësinë” duke bërë diferencim dhe trajtuar në mënyrë diskriminuese, pas dhënies së shtetësisë shqiptare, shtetasit që nuk e kanë pasur më parë atë, në raport me shtetasit e vetë shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat