“Shqipëria ka numrin më të ulët të vdekshmërisë”, Rakacolli jep detaje: Plazma mund të aplikohet që sot!

Shqipëria

“Shqipëria ka numrin më të ulët të vdekshmërisë”, Rakacolli jep detaje: Plazma mund të aplikohet që sot!

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 14:42
Mira Rakacolli

Kryetarja e Komitetit Teknik Mira Rakacolli deklaroi se trajtimi me plazmë nëse është personi i duhur mund të fillojë të aplikohet që sot.

Në intervistën e saj për ABCNews, Rakacolli theksoi se trajtimi me plazmë është një proces që zgjat në kohë, për shkak të kushteve që ka protokolli në mënyrën që ajo të jetë e efektshme.

Sipas Rakacollit deri më tani janë shprehur të gatshëm që të jenë dhurues të plazmës personat që e kanë kaluar koronavirusin mes të cilëve ka edhe personel mjekësor.

“Plazma është një metodë por nuk është shpëtimtare, ajo është provuar dhe më parë në sëmundjet infektive, që nga gripi spanjoll, SARS dhe Mersi dhe për ato sëmundje që nuk ka një ilaç specifik dhe Plazma është një tjetër ide. Përdorimi i plazmës së atyre personave që e kanë kaluar një gjë të tillë që t’ja marrim plazmën një personi dhe tja bëjmë një tjetri. Por duhet të ketë një protokoll për këtë për marrjen dhe për vendosjen diku tjetër, pasi jo çdo plazmë është e domosdoshme, është një proces i gjerë dhe ne kemi filluar që nga qershori së bashku me një grup nga Italia ku kemi bërë studimet e duhura.

Plazma nuk blihet dhe nuk prodhohet por dhurohet, dhe për këtë duhet të kemi një grup njerëzish që e kanë kaluar Covid, duhet të jenë të moshës 18-65 vjeç, nëse janë femra s’duhet te kenë lindur dhe duhet të kenë kaluar 28 ditë pa shenja, nuk është një proces që bëhet për dy javë ka më shumë nevojë për kohë.

Plazma duhet të jetë e sigurt dhe duhen konsultuar disa gjëra të cilët duhet të kenë kaluar nëpër një proces. Trajtimi me plazmë mund të aplikohet që sot nëse do të jetë personi i duhur. Personeli mjekësor që e kanë kaluar Covid dhe disa të tjerë që e kanë kaluar sëmundjen janë shprehur të gatshëm për të dhuruar plazmën”, ka thënë Rakacolli.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se krahasuar me vendet e tjera në rajon, ecuria e korbës së pandemisë është nën kontroll.

Rakacolli ka theksuar se është e rëndësishme që të theksohet se sa i përket numrit të vdekshmërisë nga Covid vendi ynë është në një nivel të qëndrueshëm dhe me të dhëna të ulëta.

“Në krahasim me vendet e tjera të rajonit kemi një numër të ulët vdekshmërie. Ne jemi në pjesën e listës së vendeve që duhet ruajtur është për faktin se por duhet të kemi parasysh pasi çdo shtet ka mënyrën e tij të trajtimit. Në lidhje me shifrat e vdekshmërisë dhe e parë në gjuhën e statistikës në Shqipëri është më i ulët ky numër se vendet e tjera të rajonit, jemi në një situatë që do ta donim më të mirë se sa është por është nën kontroll. Asnjëherë nuk duhet diskutuar bërja ose jo e analizës kur e kërkon një mjek”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat