Tentuan ta rrëmbejnë dhe më pas e qëlluan me armë, zbardhet ngjarja e Patosit

Shqipëria

Tentuan ta rrëmbejnë dhe më pas e qëlluan me armë, zbardhet ngjarja e Patosit

Më: 20 gusht 2020 Në ora: 09:54
Patos

Policia e Fierit ka arritur të zbardhë ngjarjen e 17 gushtit në qytetin e Patosit ku mbeti i plagosur me armë zjarri 31 vjeçari K.S.

Pas një pune hetimore policia ka vënë në pranga një nga autorët e dyshuar të plagosjes si dhe shpalli në kërkim 4 persona të tjerë.

Konkretisht u arrestua shtetasi Xh. S., 24 vjeç dhe u shpallën në kërkim
E. S. 28 vjeç, V. S. 23 vjeç, A. S. 24 vjeç dhe K.S. 32 vjeç; të katërt banues në Patos. Këta shtetas, 3 ditë më parë, në afërsi të Stadiumit në Patos, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë tentuar të rrëmbejnë me forcë dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin K. S., i cili ka mbetur i plagosur.

Për këtë ngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja pistolete, si edhe 4 automjete të autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat