Infektohen me COVID 2 infermiere dhe kuzhinierja e qendrës së shëndetit mendor në Korçë

Shqipëria

Infektohen me COVID 2 infermiere dhe kuzhinierja e qendrës së shëndetit mendor në Korçë

Më: 24 gusht 2020 Në ora: 10:40
Ilustrim

Mësohet se së fundmi kanë rezultuar pozitive me Covid-19 2  infermiere dhe kuzhinierja e qendrës së shëndetit mendor “Mimoza” në Korçë.

Bëhet me dije se një pjesë e stafit të kësaj qendre është karantinuar. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e personave të infektuar.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se së fundmi kanë humbur jetën edhe 5 pacientë të tjerë, duke shkruar në 250 numri i viktimave. Sakaq janë 3845 persona aktivë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat