Debati për detin dhe ndryshimet në qeveri, Balla: Nuk ka marrëveshje me Greqinë, vlerësimi për ministrat i takon Ramës

Shqipëria

Debati për detin dhe ndryshimet në qeveri, Balla: Nuk ka marrëveshje me Greqinë, vlerësimi për ministrat i takon Ramës

Më: 31 gusht 2020 Në ora: 18:22
Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një deklartë për median ka folur për agjendën e Partisë Socialiste që lidhen me zgjedhjet e pranverës së ardhshme.

Gjatë deklaratës ai ka folur edhe për debatin që është zhvilluar ditët e fundit për detin, ku Greqia do të zgjerohej me 12 milje në detin Jon.

Balla tha se nuk ka marrëveshje mes dy vendeve dhe se grupi negociator po ndryshon për shkak të lëvizjeve që disa anëtarë kanë patur në pocizionet e tyre, ndërsa e ka cilësuar të gjithë debatin si një çorbë e gatuar nga PD-LSI, që me marrëveshjen e arritur më parë.

“Nuk ka një marrëveshje të re me Greqinë, sepse duhet ta sqarojmë për cdo qytetar shqiptar që mund të jetë ngatërruar në çorbën e gatuar prej PD apo LSI, sepse marrëveshjen bëhen mes shteteve. Marrëveshjet negociohen mes qeverive për muaj, vite dhe më pas firmosen në emër të qeverive dhe ratifikohen në parlamentet përkatëse. Për fat të mirë Shqipëria me Greqinë e të përcaktuar kufirin e saj që në vitin 1990. E vetmja tentativë për t’i bërë dëm Shqipërsë mban emrat e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës. Ndërkohë që diskutimet e karakterit politik që mund të zhvillohen në parlamentin e Greqisë, nga një ministër apo një kryeministër i vendit përkatës nuk kanë të bëjnë aspak me realitetin që të ndodhë në vend.”u shpreh Balla, 

Gjatë deklaratës Balla është pyetur nëse do të ketë ndryshme në qeveri gjatë zhvillimit të Asamblesë.

Balla tha se PS ka vlerësim pozitiv për ministritë përkatëse, ndonëse vendimi  për ndryshime është në dorë të kryeministrit Edi Rama.

“Duhet të them që grupi i Partisë Socialiste mbështet plotësisht qeverinë në të gjithë fushat që mbulojnë ministritë përkatëse kemi bërë reforma shumë të rëndësishëm, megjithatë ky është një vlerësim që i takon kryeministrit.

PS ka një avantazh se gjithmonë krahasohet me veten, modeli ynë i qeverisjes nuk mund të krahasohet me modelet e qeverisjes së mëparshme.

Nuk mund të kemi arritur gjithçka që kemi dëshiruar por kemi arritur të ndryshojmë rrënjësisht cdo sektor të rëndësishëm në vend. I qëndroj faktit të vlerësimit pozitiv në tërësinë e sektorëve që mbulojnë ministritë përkatëse”, tha Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat