Familjari i pacientes me Covid: Prej ditësh s’na thonë gjë, po bëjnë biznes me jetët e njerëzve

Shqipëria

Familjari i pacientes me Covid: Prej ditësh s’na thonë gjë, po bëjnë biznes me jetët e njerëzve

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 15:57
Shqipëri

Familjari i pacientes me Covid: Prej ditësh s’na thonë gjë, po bëjnë biznes me jetët e njerëzve

Situata me koronavirusin në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese dhe po aq alarmant është dhe fakti se familjarët e të prekurve me Covid, kanë pak ose aspak informacion për të dashurit e tyre.

Një prej familjarëve të pacientëve të shtruar në spitalin infektiv (Covid1) në Tiranë, është prononcuar për abcnews me tone të ashpra, duke deklaruar se prej të paktën 3 ditësh nuk flet me familjaren që është e shtruar në spital për shkak të Covid. Burri thotë se fjala është për vjehrrën e tij dhe se ai e gruaja qëndrojnë në hotel prej 8 ditësh. Deri para tre ditësh, thotë familjari, kishte patur komunikim me vjehrrën, e cila i ishte ankuar se në spital nuk i jepnin ujë e ushqim të mjaftueshëm.

Më tutje burri i revoltuar tregon se kishte mësuar se vjehrra ishte e intubuar dhe në gjendje të rënduar. Ai shprehet se asnjë prej mjekëve nuk i ka treguar se çfarë kishte ngjarë dhe se në spital po bëhet biznes me jetët e të sëmurëve.

 “Kam vjehrrën. Po bën 8 ditë që është shtruar. Nuk po di me kë të lidhem se po jep shpirt këtu. Është në gjendje të keqe, por për çfarë ka vajtur në gjendje të keqe këtë nuk e kuptojmë. Ka pasur siklete me zemrën. Tani me këtë sëmundjen e famshme, e kanë nxjerrë pozitiv. E kanë hedhur këtu dhe thonë që gjendja është përkeqësuar. Ankohej para tre ditësh që thoshte s’më kanë dhënë ujë. Ishte në vetëdije, tani nuk flet më. Para tre ditësh kam folur, tani jo.

E kanë vënë në intubim. Më përpara ishin këto infermierët nëpër cepa na jepnin informacion. Po bëjmë tre ditë që nuk po merremi vesh fare. I bënin presion edhe asaj që ishte mirë aty brenda. Qëndroj në hotel me lekë. Nusja ka gati 8 ditë këtu. Kërkoj vetëm ta marr njeriun dhe ta çoj në shtëpi, të japë shpirt. Po e vdesin njeriun me zor këtu. Këtu vetëm jep lekun dhe të japin një gotë ujë. Me këta nuk bëhet përpara”, shprehet ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat