A ka në Shqipëri opinion kritik?

Shqipëria

A ka në Shqipëri opinion kritik?

Nga: Gani Mehmetaj Më: 6 shtator 2020 Në ora: 16:10
Gani Mehmetaj

Nga presioni i opinionit kritikë shqiptarë në Mal të Zi, Dritan Abazi (Abazovic) kërkoi falje pse e ka quajtur Skënderbeun serb. Madje edhe mbiemrin e vet me mbaresën sllave e korrektoi disa herë gjatë intervistës. Kërkim faljen e përsëriti disa here. Arsyet pse e tha dikur shpifjen kundër heroit tonë kombëtar nuk i tha, mund ti hamendësojmë, por turpi nuk e lejonte të vazhdonte tutje me gënjeshtra. Ju lumtë shqiptarëve që ia caktuan kufirin.

Paskal Milo, historiani enverist as sot e kësaj dite nuk kërkoi faljen për shpifjen kur e quajti Gjergj Kastriotin serb dhe luftën e tij luftë fetare (luftë për kryqin, sipas tij). Të gjithë e dinin që ai po gënjente, por ai vazhdonte ashtu si e kishin paguar. Ishte aq i ulët dhe aq i padinjitetshëm Paskali sa të pështiroste.

Presioni i opinionit shqiptar në Shqipëri nuk ekziston, prandaj Milo as mish as peshk, as grek, as shqiptar, as serb, shpif ashtu si i thonë. Me komb e me profesion është mercenar. Ai nuk kërkoi falje për gënjeshtrën, sikurse Dritani i Ulqinit sepse askush nuk e kundërshtoi.

Është edhe Mustafa Nano, servil ndaj Serbisë, i emisionit serbisht "Povokacija" të Abc Njuz që fëlliqi si të ishte i gazetës së tërbuar serbe "Transformer".

Prapë nuk ka opinion kritikë ndaj këtij shovinisti serbe që flet shqip. Ai e fyen gjysmën e kombit, por të gjithë i fusin veshët në lesh, shohin si dele dhe nuk bëzajnë.

Çfarë mjerimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat