Vranë vajzën e shtëpisë dhe e groposën, flet njerka: Burri dhe djali im (Shkëlzeni) janë të pafajshëm

Shqipëria

Vranë vajzën e shtëpisë dhe e groposën, flet njerka: Burri dhe djali im (Shkëlzeni) janë të pafajshëm

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 21:09
Pamje nga video

Vijojnë hetimet nga ana e autoriteteve për zbardhjen e plotë të ngjarjes tronditëse në lidhje me groposjen e Eglantina Bucit para 8 vitesh nga i ati dhe i vëllai.

Janë shoqëruar disa familjarë dhe persona që mendohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen e vitit 2012.

Raportohet se ditën e sotme, që prej orës 11:00 po merret në pyetje motra e viktimës, Elona Buci Tufa.

Ndërkohë në shtëpinë e Faik Bucit banon gruaja e dytë e tij dhe shprehet se burri i saj është i pafajshëm, madje edhe Shkëlzeni të cilin e quan "djali i saj", duke i dalë kështu në mbrojtje të dyve.

Ajo ka shtuar se vëmendja e madhe që i është kushtuar gjatë ditëve të fundit i ka ndikuar në përkeqësimin e shëndetit mendor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat