Monika tha se do dalë forcë e dytë, Rama: LSI i jepte edhe patentat, si tesera partie

Shqipëria

Monika tha se do dalë forcë e dytë, Rama: LSI i jepte edhe patentat, si tesera partie

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 20:19
Edi Rama

Monika Kryemadhi një natë më parë, në një studio televizive, tha se LSI do të dalë forcë e dytë dhe opozita e bashkuar do të marrë në zgjedhjet e ardhshme mbi 100 mandate.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, një ditë pas optimizmit të saj, ka sulmuar ashpër Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Ai tha se në kohën kur kjo parti kishte Drejtorinë e Patentave i ka shpërndarë lejet e drejtimit sikur të ishin tesera partie, e kjo sipas shefit të qeverisë kundrejt votës ndaj LSI.

“Jepeshin patentat si tesera partie. LSI-ja patentat i kishte tesera partie. Jepeshin patenta për t’u bërë votues i LSI. Nuk merrej kartën e partisë, merrje patentën, domethënë leje për të vrarë njerëz, për të marrë në qafë votuesit e vet edhe për të marrë në qafë kalimtarët. Kjo gjë ka ndryshuar rrënjësisht”, – tha Rama.

Gjatë inspektimit të zyrave të Drejtorisë Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Shkodër, kryeministri nuk la pa kritikuar as kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Sulmi i vazhdueshëm i organizuar dhe i udhëhequr nga Partia Demokratike kundër Drejtorisë të Shërbimeve të Trnasportit Rrugor, bazohet tek fjala po investojmë për luks, për fasada. Sepse konsiderojnë luks një mjedis ku njeriu hyn e ndihet njeri. Stallat që kishin i konsideronin të mjaftueshme për njerëzit”, thelsoi Rama.

Kreu i ekzekutivit zhvilloi këtë të enjte disa insepktime në qarket e Shkodrës dhe të Lezhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat