Del videoja/ Eglantina modele në klipin e këngëtarit, i vëllai: E merrte njëri, e linte tjetri në hotele. Ishte e droguar

Shqipëria

Del videoja/ Eglantina modele në klipin e këngëtarit, i vëllai: E merrte njëri, e linte tjetri në hotele. Ishte e droguar

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 22:53
Eglantina modele në klipin e këngëtarit

Shkëlzen Buci në rrëfimin e tij të parë për mediat deklaroi se të motrës nuk i kishte prekur një fije floku. Ai kërkoi nga dëshmitari që të tregonte të gjithë ngjarjen siç ishte, se i ati nuk e kishte shtyrë për asgjë dhe se e vërteta do provohet se ai nuk i ka marrë asaj jetën.

Buci tha se e motra ishte çuar rrugëve në Itali dhe se i jepnin "mall", madje në atë kohë ishte bërë pjesë dhe e një videoklipi.

Nga burgu i Fierit ai tha se ajo i kishte thënë familjarëve se ishte fejuar dhe do shkonte në Itali, ndër të tjera rrëfen se e motra është gjallë.

“S’kemi lënë zyrë, derë pa trokitur. Nuk është e vërtetë që s’kemi trokitur. Lërë ça thotë policia. Kam dëshmitarë qendrën e Rehabilitimit në Linzë. Ajo pinte mall. Përfundoi atje. E mbanin sa në një hotel në tjetrin. E merrte njëri, e linte tjetri. E kishin bërë leckë. E mori policia, e qëndroi atje. Qëndroi ose 6 muaj, ose 8 muaj. Këtë dua dhe unë të di, se kush e nxori nga ajo qendër. S’më dhanë asnjë informacion, më thoshin; është sekret. Çdo të hënë i çonim ushtrime e rroba. Kur shkuam atje na thanë; është larguar. E kemi parë në një videoklip të Murat Gjonikut duke kënduar. Shkuam në polici, në komisariatin nr.6. Erdhi ajo, ndenji 5-6 orë dhe iku. Unë nuk e kam takuar, në telefon kemi folur. Ajo më tha: “Jam fejuar do iki në Itali”- tha ai.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat