“6 mijë eurot i duheshin për bixhoz, jo për avokatin!” Demiraj flet për përgjimin nënën e bir

Shqipëria

“6 mijë eurot i duheshin për bixhoz, jo për avokatin!” Demiraj flet për përgjimin nënën e bir

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 14:20
Ilustrim

Po mbahet në gjykatën e posaçme në Tiranë verifikimi i kushteve të masës së sigurisë  për grupin e arrestuar për ndryshimin e masës së sigurisë së Orjon Balit.

Për këtë dosje janë në gjykim, gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Korcë Mimoza Margjeka, bashkëshorti I saj Arben Cara, avokati Skënder Demiraj, vëllai i Orjonit dhe Klaudio Zhilla.

Avokati Skënder Demiraj nuk ka pranuar të ketë marrë para për ndryshimin e masës së sigurisë së Orjon Balit.

Para gjykatës ai është shprehur se është burrë i moshuar dhe nuk ka marrë asnjë qindarkë.

“Në lidhje me përgjimet e nënë e bir, Nejton e Afëdita Bali, avokati shprehet se djali ka dashur të marrë para nga e ëma, por jo për të paguar gjyqtarët, por për ti shpenzuar në bixhoz” informon gazetari Besar Bajraktaraj.

Seanca po mbahet me dyer të mbyllura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat