Një grup sirianësh konfliktohen te Ura e Dajlanit, njëri plagoset në qafë me mjet prerës

Shqipëria

Një grup sirianësh konfliktohen te Ura e Dajlanit, njëri plagoset në qafë me mjet prerës

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 21:20
Foto

Një konflikt mes një grupi sirianësh në Durrës ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Dyshohet se një person është plagosur rëndë në qafë me mjet prerës.

Të dhëna  paraprake nga vendngjarja bëjnë me dije se konflikti ka ndodhur pranë urës se Dajlanit.

Në  vendngjarje ka shkuar policia e cila ka thirrur ambulancën për të dërguar të plagosurin në spital.

Kanë qenë kalimtarë të rastit që e kanë parë kur ai u nis drejt urgjencës së spitalit të Durrësit, pa ndjenja.

Pre disa ditësh në rrugët e qytetit dhe lulishtet e Durrësit dhe lulishtet shihen sirianë që lypin por që kanë dhe shenja të ndryshme plagësh në gjymtyrë.

Dyshohet se mes grupeve ka konflikte ose këto ngjarje ndodhin për larje hesapesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat