​Parashikimi i motit në Shqipëri

Shqipëria

​Parashikimi i motit në Shqipëri

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në Shqipëri bën me dije se moti sot parashikohet të jetë i kthjellët me vranësira kalimtare në orët e mesditës në relievet kodrinore malore të zonës së qendrës dhe jugut.

Në orët e mesditës në relievet e larta malore të zonës së jugut do ketë prezencë reshje shiu të dobëta në formë pikash.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje 1-10m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore do ketë erë me rrahje dhe intensive deri në 15-18m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat