Nisja e vitit shkollor, Shahini: Normalitet i ri, për proces të mbarë shkollor

Shqipëria

Nisja e vitit shkollor, Shahini: Normalitet i ri, për proces të mbarë shkollor

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Ditën e nesërme, më 14 shtator rinis viti i ri shkollor. Kur pak orë ndajnë nga dita e parë e shkollës, ministrja e Arsimit, Besa Shahini jep një mesazh për zhvillimin e mësimit në normalitetin e ri.

Ajo ndan një fotografi të disa nxënësve të cilët qëndrojnë në distancë, të pajisur me maska.

Ministrja thotë se pas një kohe të gjatë larg shoqeve dhe shokëve të klasës, nxënësit tanë do të ritakohen nesër në bankat e shkollës.

“Kësaj here me një ‘normalitet të ri’, duke mbajtur maskën, ruajtur distancën dhe respektuar rregullat anti-COVID në mënyrë që të ruhet shëndeti i të gjithëve dhe të sigurohet një proces i mbarë shkollor”, shkruan Shahini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat