Aksident i rëndë me 4 viktima në Greqi, mes tyre një 19-vjeçare shqiptare

Shqipëria

Aksident i rëndë me 4 viktima në Greqi, mes tyre një 19-vjeçare shqiptare

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 18:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 4 personave ka ndodhur në Greqi.

Në mesin e viktimave është edhe një vajzë shqiptare, 19 vjeçe.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur në autostradën Igumenica-Preveza, në Kastrosikia.

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën, duke u shkatërruar plotësisht.

Në aksident kanë humbur jetën vajza 19 vjeçare dhe dy shokë të saj grekë, 19 vjeç e 23 vjeç, ndërsa në makinën tjetër një pensionist 70 vjeçar.

Mediat vendase kanë publikuar edhe fotot nga vendngjarja.

Gjithashtu policia po punon për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat