Ky është shoferi që shkaktoi aksidentin e rëndë

Shqipëria

Ky është shoferi që shkaktoi aksidentin e rëndë

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën dy vajzave të reja mbrëmjen e sotme pranë tunelit të Elbasanit. Mësohet se vajzat kanë qenë të moshës 21 dhe 23 vjeç.

Gjithashtu, bëhet me dije se dy vajza të tjera janë në gjendje kritike për jetën. Ato janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës.

Deri më tani dyshohet se aksidenti ka ndodhur pasi automjeti tip “Benz” ka përplasur fort mjetin me të cilin udhëtonin katër vajzat.

Drejtuesi i mjetit “Benz” është identifikuar si Behar Pema dhe ka qenë në gjendje të dehur. Mësohet se ai është vënë në pranga që në vendin e ngjarjes.

Së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA ka mbërritur edhe fotografia e Pemës. Sipas informacioneve të para ai bënte manovra të shumta në rrugë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat