Furgoni i policisë përplaset me një makinë tjetër, del jashtë rrugës

Shqipëria

Furgoni i policisë përplaset me një makinë tjetër, del jashtë rrugës

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 19:03
Foto nga aksidenti

Dy makina janë përfshirë në një aksident pasditen e sotme, në rrugën Korçë – Pogradec.

Njëri prej automjeteve mësohet se është furgoni i Policisë Kufitare.

Për pasojë janë shkaktuar shumë dëmë materiale, përfshi edhe një mur në anë të rrugës, në Petrushë.

Për fat të mirë nuk ka asnjë të lënduar në njerëz.

Po punohet për zbardhjen e shkaqeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat