“Sillen si pronar të vendit e jo si shërbëtor të qytetarit”/ Hajdari: Refuzoni truket dhe hiletë e kryetarëve të vjetër

Shqipëria

“Sillen si pronar të vendit e jo si shërbëtor të qytetarit”/ Hajdari: Refuzoni truket dhe hiletë e kryetarëve të vjetër

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 15:13
Rudina Hajdari

Deputetja Rudina Hajdari, sëbashku me anëtarët e nismës ‘Thurja’, me të cilën do të krijojë një parti të re, ka qenë sot në Gramsh.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Hajdari ka ndarë disa foto nga ky takim dhe lëshon thirrjen që të bashkohen të gjithë kundër politikanëve që sillen si pronarë të vendit dhe jo si shërbëtor të qytetarit.

Postimi i plotë:

“Ata sillen si pronarë të vendit, kur në fakt duhet të jenë shërbëtorë” tha sot Silveri, një i ri plot energji nga Gramshi në takimin fantastik që patëm sot në qytet.

Në fakt të rinjtë, e jo vetëm, e kanë kuptuar se mënyra 30 vjeçare e të bërit politikë në këtë vend, ku politikani sillet si pronar i vendit e jo si shërbëtor i qytetarit, duhet të marrë fund.

Një mjet absolut për ta realizuar këtë ambicje popullore janë listat e hapura, jo vetëm për ti parë, siç propozon sot PS, por si mjet real që pushtetin për ti përzgjedhur realisht deputetët në Parlament ia jep qytetarit e jo kryetarit.

Për këtë kemi luftuar dhe do vazhdojmë betejën me çdo mjet, duke refuzuar truket dhe hiletë e kryetarëve të vjetër si në moshë edhe në ide.

Falenderime për mbështetjen sot në Gramsh ndaj të rinjve dhe të rejave, mbështetje të cilën do mundohemi me çdo mjet ta përkthejmë në devotshmëri dhe përgjegjësi.

Ka ardhur koha të bashkohemi jo më rreth një individi por rreth ideve të reja të cilat do e shkëpusin vendin nga tranzicioni.

Nëse dëshiron të bashkohesh, regjistrohu te rudinahajdari.al.

#bashkohemis

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat