Alimadhi “rebelohet” dhe bllokon foltoren e Kuvendit, Ruçi e përjashton nga seanca: Je fatkeq për identitetin që ke

Shqipëria

Alimadhi “rebelohet” dhe bllokon foltoren e Kuvendit, Ruçi e përjashton nga seanca: Je fatkeq për identitetin që ke

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 11:44
Kuvendi i Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga seanca deputetin e opozitës së re Adriatik Alimadhi pas bllokimit të foltores nga ky i fundit.

Ruçi e paralajmëroi fillimisht Alimadhin për përjashtim nga seanca nëse nuk do të ulej në vend por deputeti i Ballit Kombëtar nuk ka pranuar. Më pas ka ardhur dhe vendimi për përjashtimin nga seanca.

“Je fatkeq për identitetin që ke. Po të jap vërejtje do të përjashtoj nga seanca. Atëherë je i përjashtuar nga seanca. Dy minuta pushim, shërbimet e Kuvendit ta nxjerrin përjashta. Nqs nuk del do i kërkoj sekretariatit 10 ditë përjashtim”, deklaroi Ruçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat