Hajdari: Bojkotojmë çdo mbledhje deri në pranimin e listave 100% të hapura

Shqipëria

Hajdari: Bojkotojmë çdo mbledhje deri në pranimin e listave 100% të hapura

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 14:59
Rudina Hajdari

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, në mbyllje të takimit të rradhës të Këshillit Politik, doli para mediave me një propozim të ri.

Ajo u ka kërkuar kolegëve të saj në opozitë që të braktisin të gjitha punimet në Kuvend, derisa mazhoranca të pranojë lista 100% të hapura.

Sipas saj, PS ka propozuar një draft hileqar ndërsa shtoi se, opozita parlamentare nuk do të bëjë asnjë centimetër pas në kërkesat e saj.

“Nuk mund të negociojmë me këtë gjë, nuk do të bëjmë asnjë centimetër pas, sepse ka të bëjë me sovranitetin e popullit. Nuk ka centimetër pas. I ftoj kolegët e opozitës parlamentare që ne të refuzojmë të shkojmë në çdo mbledhje, derisa të pranohet kërkesa jonë për hapjen 100% të listave. Beteja e tyre është për një pushtet të tyre personal, ndërsa beteja jonë është për një të ardhme më të mirë”, tha ndër të tjera Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat