“Fundi i botës do jetë i afërt nëse s’dënohet shpifja”, Rama: Na mërzitën ndërkombëtarët se preket ‘virgjëria’ e fjalës

Shqipëria

“Fundi i botës do jetë i afërt nëse s’dënohet shpifja”, Rama: Na mërzitën ndërkombëtarët se preket ‘virgjëria’ e fjalës

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 13:13
Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama, ka shfrytëzuar praninë e Ambasadorëve të vendeve më të rëndësishme të BE në konferencën ku flitej për luftën ndaj korrupsionit, për tu bërë të qartë se paketa Antishpifje është e domosdoshme.

Ndërkombëtarët kanë qenë shumë të ndjeshëm ndaj këti ligji dhe reagimet nuk kanë munguar nga institucionet më të rëndësishme, duke e konsideruar si një tentativë për ti mbyllur gojën medias.

Por Rama ka një tjetër këndvështrim. Sipas tij, shpifja është po aq e rrezikshme sa korrupsioni dhe nëse  nuk merr zgjidhje sipas tij fundi i botës do jetë më i afërt nga sa presim.

Rama: Korruptimi i fakteve dhe të vërtetës është një sëmundje që duhet ta luftojmë bashkarisht dhe duhet të kontribuojmë të gjithë bashkë që ti shpëtojmë faktet nga korruptimi dhe të shpëtojmë të vërtetën nga korruptimi i vazhdueshëm të bëhet për shumë interesa.

Keni qenë shumë të ndjeshëm për ligjin për shpifjen, të gjithë që punojnë për këtë ligj më thonë mos e thuaj që është ligj për shpifjen se mërziten shumë miqtë tanë ndërkombëtarë. A thua se shpifja është një fjalë që duhet të kemi turp ta përdorim se po na preket virgjëria e lirisë së fjalës. Nëse bota juaj dhe e jona, ne duam të jemi pjesë integrale e botës së suaj, nuk do të zgjidhë problemin e shpifjes, fundit i botës siç e njohim do të jetë shumë më i afërt nga çfarë mund ta imagjinojmë ne.

Por siç ka kundërshtarë, ligji ka edhe mbështetës.

Rama: Kur e kemi nisur këtë iniciativë çuditërisht e dini kush kanë qenë ata që kanë qenë më të dëshiruarit për një ligj kundër shpifjes? Sipërmarrësit. Si shpjegohet? Nuk janë në betejën e përditshme publike. Kanë qenë më të dëshiruarit sepse janë të shantazhuar çdo ditë për të paguar media që përndryshe shpifin dhe shkojnë deri në shpifje që përhapin panik për ushqime, ilaçe, mjete të konsumit të përditshëm të jetës së njerëzve që i vënë në diskutim dhe i reklamojnë si helme potenciale se duan paratë e zeza për të ushqyer burimet e tyre të shpifjes jo të informacionit. Edhe në raport me korrupsionin, shpifja është po kaq e rrezikshme dhe po kaq e dëmshme duke i bërë të gjithë njësoj, duke i bërë të gjithë të korruptuar, duke përcaktuar për interesa korruptive se kush është i korruptuar dhe kush jo, e gjitha kjo krijon një rreth vicioz nga i cili duhet të dalim.

Fjalën e tij para Ambasadorëve të huaj e mbylli me ironi.

Rama: Por sigurisht që Shqipëria nuk mund të marrë përsipër të zgjidhë një problem që duhet ta zgjidhin vendet me demokraci të padiskutueshme dhe ku nuk mund të thuash që na ka dalë një piktor autoritar që do të na mbyllë gojën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat