Tabaku i përgjigjet Ramës: Gënjeshtar, çdo gjë që shkruhet në zyrën e propagandës

Shqipëria

Tabaku i përgjigjet Ramës: Gënjeshtar, çdo gjë që shkruhet në zyrën e propagandës

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 10:08
Jorida Tabaku

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për borxhin publik. Në një status në Facebook, Tabaku thote, “se si mund të jetë 60 më e madhe se 70 vetëm ER e di?”.

Sipas ish-deputetes, çdo gjë e thënë nga kryeministri është propagandë që ka për bazë genjeshtrën.

“Kur çdo gjë që shkruhet në zyrën e propagandës e ka për bazë gënjeshtrën nuk mund t’u thuash shqiptarëve të vërtetën. Vetëm për një gënjeshtar mund të jetë 60 më e madhe se sa 70. Kur bëhet fjalë për të bërë llogaritë e tyre për paratë që fusin në xhep nga taksat e shqiptarëve, nuk bëjnë gabime por kur flasin për shqiptarët I bëjnë gabimet me qëllim për të mashtruar. Borxhi real që kanë sot shqiptarët përfshirë edhe vlerën e detyrimeve të prapambetura dhe PPP-të është 97% e e PBB-së pra 13 mld euro. Moto e qeverisë dhe veçanërisht kryetarit të saj është e qartë “Rro për te vjedhur! Rro për të mashtruar!”, mbyll postimin Tabaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat