Hoqi pantallonat dhe filloi të masturbohej, shqiptari tmerron nënën dhe vogëlushen, gruaja e shokuar bën veprimin e menjëhershëm

Shqipëria

Hoqi pantallonat dhe filloi të masturbohej, shqiptari tmerron nënën dhe vogëlushen, gruaja e shokuar bën veprimin e menjëhershëm

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 10:33
Athinë

Autoritetet greke janë alarmuar pasditen e së premtes, pasi një 40-vjeçar shqiptar ka kryer veprime të turpshme në publik.

Në Parkun KAPAPI në Athinë, burri shqiptar po shikonte një nënë 46-vjeçare me fëmijën e saj të mitur në një distancë prej më pak se tre metra, duke u masturbuar. Sipas informacioneve, autori, pasi pa nënën me fëmijën e mitur të ulur në park, u afrua rreth tre metra, hoqi pantallonat dhe filloi të masturbohej dukshëm para tyre.

Gruaja, e frikësuar, filloi të bërtiste dhe të thërriste për ndihmë, duke e mbajtur fort fëmijën dhe duke i mbuluar sytë.

Shqiptari, duke parë reagimin e nënës filloi të vraponte drejt rrugës “Lakonos”, rreth dyqind metra nga vendi ku ai po masturbonte, ku u ndalua nga fqinjët.

Menjëherë pasi qytetarët e zonës e mobilizuan, ata thirrën policinë, ku arrestuan 40-vjeçarin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat